Adele ka pranuar se i mungon jeta bashkëshortore dhe se do të ishte padyshim sërish e hapur ndaj saj. Këngëtarja aktualisht është në lidhje me agjentin sportiv Rich Paul.

“Unë jam patjetër e hapur për martesë përsëri. Ndjenja që kisha kur isha e martuar ishte ndjenja më e sigurt që kam pasur ndonjëherë në jetën time”, tha Adele.

Pasi u nda me Simon Konecki në vitin 2019, me të cilin ndan djalin Angelo, këngëtarja me famë botërore shtoi: “Fatkeqësisht nuk funksionoi, por më mungon të jem e martuar”. Pak kohë më parë, duke folur për ndarjen nga babai i fëmijës së saj, Adele tha se ishte ndjerë e turpëruar.

“Unë nuk e njihja veten. Mendova se e bëra. Nuk e di nëse isha mirë dhe me të vërtetë po shkoja në të tridhjetat e mia, por thjesht nuk më pëlqeu ajo që isha.”, tha këngëtarja. “Më bëri shumë të trishtuar….më shkatërroi. U turpërova. Ndihesh sikur nuk e ke bërë mirë punën”, tha ajo./abcnews.al/