A1 Maqedoni i njofton shfrytëzuesit se si rezultat i gjendjes së krijuar me Bankën Eurostandard, nuk do të munden t’i paguajnë faturat e tyre përmes ekspoziturave të bankës dhe njësive postare të Postës së Maqedonisë e cila e bënte këtë shërbim në emër të bankës.

Faturat për shërbimet e A1 Maqedoni mund të paguhen onlajn, përmes ueb faqes së A1 Maqedoni, përmes aplikacionit A1 i im, në secilin sallon të shitjes nga rrjeti i A1 Maqedoni dhe në ekspoziturat e bankave të tjera.