Vezët janë parë si ushqim i mirë për humbje peshe falë përmbajtjes së proteinave, dhe më vonë u vlerësuar si jo të shëndetshme për shkak të kolesterinës. Prandaj është e kuptueshme të mos jeni plotësisht të sigurt si qëndrojnë punët kur vjen puna tek fakti nëse vezët janë ushqim i mirë dhe i duhur për humbje të peshës.

Epo në fakt, vezët kanë filluar sërish të konsiderohen një ushqim i mirë për ju, sidomos për fuqinë e tyre të mundshme të menaxhimit të peshës. Derisa ngrënia e vezëve nuk bënë që si me magji të filloni të humbni peshë, përfshirja e tyre në një dietë të shëndetshme të ushqimit mund të ndihmojë në arritjen e këtyre qëllimeve me kohën.

Vezët përveç se përmbajnë vlera ushqyese të nevojshme për organizmin, ato janë të përballueshme për nga kosto, përgatiten lehtë dhe janë mjaft të shijshme në çfarëdo forme që zgjidhni për t’i ngrënë. Pra vezët janë një nga ushqimet më të dendura në lëndë ushqyese thonë ekspertët shëndetësorë.

Por si duhet t’i hani ato nëse po provoni të jeni më të shëndetshëm?

Veza është burim i mirë i disa vitaminave B si dhe siguron nivele të rëndësishme të lëndëve ushqyese mbështetëse të imunitetit, si zinku dhe seleni. Një vezë gjithashtu është e mbushur me kolinë, një lëndë ushqyese e rëndësishme për zhvillimin dhe shëndetin e trurit dhe është një nga burimet e pakta ushqimore të vitaminës D.

Vezët po ashtu ju japin një ekuilibër të mirë të proteinave dhe yndyrës, të cilat mund të jenë të dobishme për të qëndruar të ngopur sa më gjatë.

Nëse qëllimi juaj është të humbni peshë, atëherë sugjeroheni që vezët të mos i konsumoni me proshutë, ushqime të procesuara apo bukë të bardhë me gjalpë. Këto kalori shtohen shpejt dhe mund i hedhin poshtë përpjekjet tuaja për humbje peshe.

Në vend të kësaj preferohet që vezët t’i konsumoni të ziera, të fërguara në formë omleti dhe të shoqëruara me shumë perime, apo ta lyeni një copëz buke të thekur me avocado të shtypur dhe më një vezë të zier lehtë përmbi.