Që kur Zaev lidhi koalicion me Besën ,nuk është më ai njeri që ishte.Mbase ai gjithmonë ka qenë i kamufluar dhe nacionalizmi i fshehur e ka gërryer përbrenda por tani së fundmi para koalicionit shqiptarë që ka afër vetes ,ai nuk ndalet kundër çdo gjëje informon TetovaSot.Zaevi secilën ditë del kundër Zaevit por edhe kundër shqiptarëve,atyre që para publikut fliste si një kanarinë e ëmbël .
Së fundmi ai doli kundër gjuhës shqipe nëpër tabela por edhe emrave të shkollave në Çair.Kjo po iriton tejmase shqiptarët që po bëhen gjithnjë më të zëshëm në komentet e tyre kundër Zaevit të “sojuzit”.Por shumë shqiptarë duan t’a dijnë a i kundërshton gjuhën dhe emrat e shkollave edhe Lëvizja Besa që po e bën kaq “hyjnore”mënyrën e qeverisjes së Zaevit duke heshtur për aferat e mëdha dhe duke dalë të nxjerrë vrerë ndaj BDI -së.Të paktën Zaevi sa ishte në koalicion normal me BDI- në ,ishte shumë i kujdesshëm dhe nuk fliste për heqje tabelash në gjuhën shqipe dhe as kundër emrave të shkollave në Çair përcjellë TetovaSot.
Zaev që ditën që lidhi koalicion me BESËN,ai po e then fjalën ose më saktë “besën”që ua dha shqiptarëve për një shoqëri për të gjithë dhe të barabartë pa dallim.
Zaev duket se ditën që u çlirua nga kushtet e mëdha të BDI së ,ka marrë një liri të madhe dhe nuk ka frikë të thotë çfarë të dojë dhe secilën ditë ai po mban konferenca shtypi duke rritur tonet e nacionalizmit të tij të fshehur deri tani.
Por përskaj kësaj ,pyetja e madhe mbetet ajo se a po flet Zaevi edhe në emër të Besës kundër gjuhës dhe emrave të shkollave.Të paktën Besa hesht dhe heshtja është sa shkatërruese po aq edhe ka të ngjarë të nënkuptojë se kjo mund të jetë e orkestruar sepse nuk ka mundësi që të heshtësh në këtë mënyrë sidomos kur lideri maqedonas del haptazi dhe flet secilën ditë kundër gjuhës së shenjtë shqipe dhe kauzës shqiptare .Zaev po shfryhet ndaj shqiptarëve ndërsa Besa hesht sikur nuk po ndodhë asgjë.TetovaSot.
Comments are closed for this post.