Ditën e sotme në emisionin “Balkan Talk-Euronews Albania”, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, rreth ligjit për shtetësi ka deklaruar se çështja e shtetësisë në RMV, ka dy elemente: njëra është një kategpri qytetarësh që nuk kanë arritur t`i marrin shtetësitë në kohën e shkëputjes së RMV-së nga Jugosllavia dhe tjetri rregullativa evropiane, në theks të veçant për personat e dyshimtë. Kasami ka deklaruar se Lëvizja Besa do të angazhohet rreth kësaj teme fuqishëm në qeveri dhe kuvend, që kjo çështje të zgjidhet.
Deklarata e plotë e Kasamit:
“Problemi i shtetësisë në RMV ka dy elemente, elementin e parë ka një grup të caktuar qytetarësh të cilët pas pavarësimit të Maqedonisë së Veriut, kanë qenë pjesë e Republikave të Ish-Jugosllavisë dhe kanë ardhur në Maqedoni me vonesë, apo në momente ku ka qenë lehtësimi që me automatizëm të marrin nënshtetësinë e Maqedonisë, si rezultat I shtetësisë të Ish-Jugosllavisë këtë mundësi e kanë humbur, dhe kanë ngelur edhe më tutje pa shtetësi. Pra, ideja është që të gjithë këta qytetarë të cilët janë të lindur dhe me vite jetojnë në RMV, të marrin shtetsëinë, komform lehtësimeve që kanë qenë për të gjithë qytetarët e RMV-së, në procesin e tranformimit të shtetësisë në Jugosllave në Maqedoninë e Veriut.
Problemi tjetër është, i cili nuk ka të bëjë vetëm me shqiptarët por edhe me rregullativën europiane. Ku ligji për shtetësinë nuk guxon të jetë një ligj I cili e hap derën për keqpërdorim, dhe të them kushtimisht, shitje të shtetësisë personave të dyshimtë apo marrjës së shtetësisë të personave të dyshimtë. Ne si Lëvizje Besa, angazhohemi fuqishëm që çdo qytetar i RMV-së, I lindur dhe që jetonë në Maqedoni, dhe I cili në momente të caktuara, për shkaqe të caktuara, nuk ka arritur të marrë shtetësinë, të arrijë të marrë shtetësinë, dhe ne do të angazhohemi fuqishëm edhe në qeveri edhe në legjislativën aktuale që kjo çështje të zgjidhet. Nëse duhet të bëjmë politikë ditore, duke futur edhe element që nuk kanë të bëjnë me zgjidhjen e kësaj kategorie të qytetarëve, atëherë edhe ne do të përfundojmë sikur opozita shqiptare, e cila nënkupton politizim të skajshëm të kësaj çështje për qëllime politike. Duhët të jemi për zgjidhje të problemit, e jo politizim të kësaj çështje.”
Comments are closed for this post.