Partnerët e koalicionit qeveritar i dakordojnë kuadrot të cilët do t’i propozojnë për zëvendëskryeministra, ndërsa opinioni i pret edhe emrat e kryetarëve dhe zëvendësve të 21 komisioneve kuvendore, që duhet t’i nominojnë grupet e deputetëve të pushtetit dhe opozitës.

Kryeministri Zoran Zaevi beson se deri në fund të javës do të arrihet marrëveshje për zëvendësministrat në Qeveri, si dhe për kryetarët dhe zëvendëskryetarët e komisioneve kuvendore, duke theksuar se ka probleme për zgjedhjen e kuadrove të cilët premton se do të jenë më cilësorët.

“Besoj se deri në fund të javës do t’i përfundojmë të gjitha konsultimet dhe bisedimet me kandidatët potencialë për zëvendësministra që të mundem si mandatar, tani tashmë si kryeministër, t’i dorëzoj deri në Kuvend për vendimmarrje. Ky është një proces ki zhvillohen bisedime me partnerët, dëshirojmë të zgjedhim atë më cilësore nga atë që e kemi si ofertë” deklaroi dje Zaevi, duke shprehur në të njëjtën kohë keqardhje që shumë kuadro cilësorë nuk pranojnë funksione sepse kanë paga më të larta në sektorin privat ku punojnë.

Në Parlament, siç tha Zaevi, nuk ka probleme rreth formimit të komisioneve kuvendore jo më shumë sa ka pasur gjithmonë në formimin e tyre.

“Fillimisht debat midis pushtetit dhe opozitës për shpërndarje është e qartë se dihet sa vende kanë si për njërin ashtu edhe për tjetrin. Për momentin në koalicionin qeveritar shohim si me më përgjegjësi të vendosen kuadrot nga Parlamenti për efekte maksimale dhe efikasitet në punën”, tha kryeministri Zaev.

Sipas koordinatorit të VMRO-DPMNE-së opozitare Nikolla Micevskit, ata i kanë dhënë propozimet për komisionet dhe trupat punuese në Kuvend para disa ditëve, ndërsa përgjigje për ngecjen duhet të japë shumica qeveritare.

Kryetari i Besës Bilall Kasami për fundjavë deklaroi se javën e ardhshme do të dihet në cili komision kuvendor kryetar do të jetë deputeti i kësaj partie të shumicës.

Me partitë, duke e përfshirë edhe opozitën ende dakordohen lidhur me atë ku do të kenë kryetar të komisionit.

“Nuk do të doja të thoja që ky është një problem, por është e sigurt që secila nga palët dëshiron të kontribuojë në komisionet, në të cilat do të kontribuojë më së shumti për qytetarët”, tha Kasami, duke shtuar se grupet parlamentare ende po diskutojnë se kush do t’i drejtojë komisionet.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik të këtij viti, Kuvendi ka mbajtur seancë konstituive më 4 gusht, Qeveria e re u zgjodh më 30 gusht dhe pritet emërimet e zëvendëskryeministrave dhe emërimet e drejtorëve në organet e pushtetit shtetëror.