Tuesday, 19 January 2021
Maqedoni 19.01.21 | 17:06

Keqpërdorimi i qindra mijëra eurove, pritet dëshmia e Dimovës

Grantet për sallonin e ondulimit e dërgojnë Lidija Dimovën në Prokurori. Drejtorja e shkarkuar e Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane së shpejti do të dëshmojë në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ajo do të thirret si e dyshuar për abuzim me detyrën...

Maqedoni 19.01.21 | 16:16

Bytyqi: Shfuqizohen tarifat doganore për 71 lëndë të para

Në seancën e sotme Qeveritare, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, u soll vendimi për heqjen e detyrimeve doganore – tarifat doganore të disa lëndëve të para, të papërpunuara të cilat shfrytëzohen në industrinë e përpunimit, njofton zv. kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir...

Maqedoni 19.01.21 | 16:10

Publikohet “bombë” e re për Zaevin, LSDM-ja pa koment

“Shampinjonët e Hotel Parkut” është audio bomba e publikuar, nga gazetari, Zoran Bozhinovski. Në më pak se 24 orë, është klikuar 46 mijë herë, dhe sipas Bozhinovskit, mund të dëgjohet biseda e Zoran Zaevit dhe Aleksandrit, djali i ish-agjentit të inteligjencës Zoran Verushevski. Takimi...

Maqedoni 19.01.21 | 15:49

Qeveria e Maqedonisë: Nuk do të ndërtohet qendër për skijim në Galiçicë, ndërsa për Ohrin do të sillet PDU

Nuk do të ndërtohet qendër për skijim në Galiçicë, ndërsa për bregun e Ohrit do të sillet Plan Detal Urbanistik (PDU). Kështu kanë vendosur nga Qeveria, pas raportit që u publikua nga UNESCO javën e kaluar, në të cilin rekomandohej që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e vlerave...

Maqedoni 19.01.21 | 15:00

Maqedoni: Prej të enjten kafenetë do të punojnë deri në ora 21:00

Prej të enjten do të zgjatet orari i punës për kafenetë dhe restorantet,  gjegjësisht ata do të mund të punojnë deri në ora 21:00. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai thotë se javën e ardhshme mund të ketë lehtësim...

Shkup 19.01.21 | 11:39

Policia vazhdon kontrollet në trafik, ja sa vozitës u gjobiten vetëm në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 203 gjoba, dhe atë: 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të...

Maqedoni 19.01.21 | 11:37

Regjistrohen 331 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtës në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit (18/19.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë shqiptuar gjithsejtë 331 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Nga Ministria e Brendshme në vazhdimësi bëjnë thirrje...

Maqedoni 19.01.21 | 11:28

Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Ujin e bekuar, këtë vit nuk ka hedhje të kryqit

Besimtarët ortodoksë sot festojnë festën Ujit i Bekuar, e cila festohet që prej shekullit të dytë. Është i ndërlidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga ana e Shën Gjonit, i cili prej atëherë quhet Pagëzuesi. Festa quhet Uji i bekuar për shkak të hedhjes së...

Shkup 19.01.21 | 11:26

Dhjetëra persona të arrestuar në Shkup, organizuan festë duke shkelur rregullat gjatë pandemisë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas disa informacioneve paraprake për muzikë me zë të lartë dhe mosrespektim të masave gjatë pandemisë, mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 02:45 pas mesnate, me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer kontrolle në banesën e 34-vjeçarit...

Ekonomi 19.01.21 | 11:21

Maqedoni: Po përgatitet pakoja e pestë ekonomike kundër krizës së coronavirusit

Njoftohet pakoja e pestë i masave anti-krizë, por publiku ende nuk ka detaje ose analizë të efekteve specifike të katër të mëparshmëve. Edhe pse dihet se sa para u jepen dhe cilit përdorues, një analizë e hollësishme e efekteve mungon. Ndërkohë, masa të reja pritet që pretendimet e qeverisë...

Maqedoni 19.01.21 | 11:18

Shkup: 30 pacientë të rinj janë hospitalizuar, gjithsej në spitale mjekohen 283 pacientë me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat për covid në Shkup janë hospitalizuar 30 pacientë të rinj, për shkak të komplikimeve nga coronavirusi. Nga MSH thonë se gjithsej 283 persona të dyshuar ose konfirmuar për COVID-19 mjekohen në departamentet...

Maqedoni 19.01.21 | 11:12

FSSH Maqedoni: Kontrollet tek gjinekologët amë janë falas, pacientet duhet të refuzojnë të paguajnë

“Kontrolli tek gjinekologu amë nuk paguhet dhe nëse të njëjtit kërkojnë para për shërbime shëndetësore që janë pa pagesë, pacienti i siguruar duhet të refuzojë të paguajë”. Kështu thonë nga Fondi për sigurim shëndetësor, pas reagimeve të shumta nga pacientet se paguajnë për...

Maqedoni 19.01.21 | 09:41

Shahpaska: Edhe gratë do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska në TV24, theksoi se në procedurë parlamentare janë 4 ligje: Ligji për marrëdhëniet e punës, Ligji për Kujdesin Shëndetësor, Ligji për Punonjësit e Administratës Publike dhe Ligji për Punonjësit në Arsimin e Lartë. Ministrja...

Maqedoni 19.01.21 | 09:02

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Nga atje kujtojnë se nga data 15.11.2020 filloi obligimi për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse dimërore. Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes,...

Maqedoni 19.01.21 | 08:40

Portugalia shpreson në mbajtjen e konferencë së parë ndërqeveritare Maqedoni-BE deri në korrik

Sekretarja shtetërore portugeze përgjegjëse për BE-në, Ana Paulla Zakariash ka porositur se vendi i saj që kryeson me BE-në deri më 1 korrik të këtij viti, shpreson se do të zhbllokohet kontesti me Sofjen dhe do të mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Zakariash...

Maqedoni 19.01.21 | 07:38

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell, por i ftohtë. Në pjesën veriore të vendit do të ketë lagështi mesatare. Gjitashtu do të fryjë erë e përforcuar. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -14 deri -4 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval...