Robertine Houbrechts nga fshati belg, Muizen, është 97 vjeç  dhe e dashuruar me birrën.

Sipas medias së huaj, çdo natë ajo ende pi deri në 20 birra në barin e saj të preferuar.

“Unë gjithmonë dal e fundit, por mjeku ma lejon”, i tha ajo gazetës belge ”Het Laatste Nieuws”.

“Robertine vjen këtu pothuajse çdo natë, e shoqëruar nga djali i saj Felix, i cili jeton në shtëpi me të, ndërsa shumica e bashkëmoshatarëve të saj bëhen gati për të fjetur. Ajo është sigurisht vizitorja më e vjetër dhe më besnike e lokalit tonë. Të gjithë e njohin atë dhe ajo i njeh të gjithë”, shprehet pronari i lokalit, Fanny Waegemans.

Çdo mbrëmje, rreth orës tetë do të më gjesh këtu, thotë Robertine, ndërsa theksoi se gjithmonë pi ”Jupiler”, asgjë tjetër.