Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë nuk i njohim dhe refuzojmë me indinjatë rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë në Republikën e Shqipërisë, të cilat i konsiderojmë falsifikim me urdhër të Bullgarisë. Është sekret i hapur që Bullgaria kontrollonte regjistrimin e popullsisë gjë që vërtetohet edhe nga fakti se në Bullgari gjatë periudhës së regjistrimit në Republikën e Shqipërisë, në rrjetet sociale u publikuan foto të formularëve të regjistrimit këto të dhëna mbrohen me ligj, por nga materialet e publikuara rezulton se shërbimet bullgare kanë pasur akses në to.

Në emër të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i njohim të dhënat e falsifikuara të regjistrimit të pakicës kombëtare maqedonase, por kërkojmë të njëjtën gjë nga shteti dhe institucionet ndërkombëtare, sepse këto rezultate të falsifikuara janë kundër rendit kushtetues dhe aspiratat europiane të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu kërkojmë regjistrim të ri, të bazuar në standarde ndërkombëtare dhe nën monitorim ndërkombëtar, për të garantuar një proces të ndershëm dhe transparent që do të pasqyrojë realitetin etnik në Republikën e Shqipërisë.

Njëkohësisht, i kërkojmë Prokurorisë së Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin të kryejë hetim jo vetëm për INSTAT-in, por edhe për “të gjithë treguesit e veprimtarisë së paligjshme regjistruese nga regjistruesit, sepse ka dyshim të hapur për rolin e tyre në regjistrim”.

U bëjmë thirrje institucioneve evropiane, që pretendojnë se bazohen në sjellje demokratike në lidhje me të drejtat themelore të njeriut, të merren me sulmin mizor dhe të paskrupullt të emisarëve bullgarë ndaj pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të informojë kryesinë e Bashkimit Federal të Kombësive Evropiane, FUEN, për falsifikimin e regjistrimit, sepse në Shqipëri nuk ka “bullgarë etnikë”. Në asnjë nga 11 regjistrimet e kryera më parë, asnjë person nuk e deklaroi veten si bullgar. Bullgarë në territorin e Shqipërisë nuk ka, përveç se në ambasadën bullgare.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë, Kryetar Fatri Fetahu