Meghan dhe Harry hoqën dorë zyrtarisht nga statusi mbretëror dhe një ndryshim i tillë shoqërohet padyshim me reduktim të shumë privilegjeve që gëzonin deri dje.
Cilat janë lukset që sot familja mbretërore ia mohon Dukësh dhe Dukeshës së Sussex-it?
1. Ata duhet t’i kthejnë mbrapsht taksapaguesve 3 milion dollarë për rinovimin e rezidencës së tyre mbretërore, në Frogmore Cottage.
2. Mbretëresha nuk do të paguajë më asnjë qindarkë për stafin e tyre.
3. As Shtetet e Bashkuara nuk do të paguajnë asgjë për sigurinë e çiftit, duke qenë se statusi i tyre ndryshoi nga mbretërorë në qytetarë të thjeshtë.
4. Meghan nuk do të mund të marrë më asnjë nga bizhuteritë e mbretëreshës siç bën Kate.
5. Nisur nga kjo, nuk do ta shihni më Meghan-in me një kurorë në kokë.
6. Fëmijët e tyre të ardhshëm nuk do të konsiderohen si fëmijë mbretërorë.
7. Askush s’do t’i mbrojë më nga paparacët si dikur!
8. Meghan dhe Harry nuk do të bëjnë më udhëtime nëpër botë në emër të mbretëreshës. Udhëtimi i tyre i fundit ishte turi në Afrikë.
Comments are closed for this post.