Dieta me kastravec mund të aplikohet nga personat, të cilët kanë dëshirë të humbin peshë për një afat të shkurtër kohor. Me anë të kësaj diete ju mund të humbni 7 kilogramë për një javë.
Dieta me kastravec është përhapur shumë kohëve të fundit, për shkak të efektit të madh që ka në humbjen e kilogramëve të tepërt. Kjo dietë përfshinë përdorimin e kastravecit për 7 ditë duke e shoqëruar atë vetëm me ndonjë vezë, mish pule apo peshk.
Nëse vendosni ta aplikoni, atëherë ju nuk duhet të përdorni produkte të tjera, as fruta dhe as perime. Për shkak se është shumë e varfër, nuk duhet të ndiqet më shumë se 14 ditë.
Rregulla e kësaj diete është, që sa herë të ndiheni të uritur duhet ta hani një kastravec! Kjo për shkak se ata kanë pak kalori dhe mund t’i hani sa herë që dëshironi.
Ende asnjë studim shkencor nuk e ka vërtetuar funksionimin e kësaj diete. Gjithsesi nëse ju e aplikoni atëherë do ta vëreni se do të humbni shumë kilogramë brenda pak ditëve. Për arsye se është shumë strikte dhe ju mund të humbni shumë proteina dhe vlera të tjera ushqyese, nuk rekomandohet të aplikohet për një kohë shumë të gjatë.
Në vend të kësaj diete preferohet, që të përdorni të gjitha llojet e perimeve, frutave si dhe proteina dhe karbohidrate, të cilat janë të shëndetshme dhe kanë pak kalori.
Comments are closed for this post.