Aktualisht në Kosovë janë 633 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) Prishtina prinë me numrin e raste aktive, ku aktualisht janë 164 raste, e pasuar nga Ferizaj me 58, Gjilani me 50 si dhe komuna tjera me dhjetëra raste.

Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 22 raste të reja me COVID-19.

I njëjti raport jep edhe të statistika rreth vaksinimit antiCOVID-19.

Që i bie se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.098 doza të vaksinës, ndërsa 818.561 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kurse, deri më sot janë dhënë 98.717 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.