Një grua e moshuar, me profesion badibildere që ishte diagnostikuar me kancer të zorrëve ka thëne se dieta që ajo kishte aplikuar dhe që përmbante vetëm mish është arsyeja që kjo grua ka arritur të shërohet, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express
Eva Birath, 62 vjeçarja nga Gothenburgu i Suedisë tha se ajo ka arritur këtë formë fizike pasi ka filluar dietën karnivore, e cila përfshinë përafërsisht 2 kg mish në ditë.
Eva për herë të parë ka filluar të merret me bodyibuilding dhe të merr pjesë nëpër gara profesionale kur ishte 40 vjeç. Në atë kohë ajo aplikonte një dietë që përfshinte vetëm mishin e pulës, orizin dhe pije proteinike.
Në vitin 2017 Eva u diagnostikua me kancer të zorrëve dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike në korrik të atij viti për të hequr tumorit 12 centimetra. Me qëllim të përmirësimit të simptomave post-operative ajo kishte bërë hulumtime për të gjetur një dietë të duhur, e cila do t’i ndihmonte në përmirësimin e simptomave. Ajo vendosi të ndjekë një dietë karnivore që përmban vetëm mish, peshk, ve dhe ujë.
Eva tha se ndihej shumë më mirë pas aplikimit të kësaj diete dhe se ky regjim e ka ndihmuar të shërohet nga kanceri i zorrëve. Ajo tha se ka vërejtur përmirësime në shëndetin e saj, ku dhimbjet janë zvogëluar, shtypja e gjakut është përmirësuar dhe ka filluar të bëjë gjumë më të rregullt.
Eva konsumon përafërsisht 2.000 kalori në ditë por nuk konsumon asgjë tjetër përpos kafesë në mëngjes dhe dietës së saj që përmban 80% produkte të mishit. Ajo bën aktivitet fizik 4 herë brenda javës. “Ju mund të konsumoni pije dhe mish deri sa të ngopeni. Asnjë suplement artificial nuk është i nevojshëm dhe ju do të vëreni menjëherë efektin në stabilizimin e shtypjes së gjakut, humbje të peshës dhe gjum të rregullt” shtoi 62 vjeçarja, që tanimë është shëruar nga kanceri.
Comments are closed for this post.