Nga MPB njoftojnë se dje kanë ndërprerë një kanal ndërkombëtar për transportimin e lëndëve narkotike.

“Më 21 janar 2021, Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Substancave të Rrezikshme, në bashkëpunim me Departamentin e Operacioneve Speciale të Policisë, ndërprenë një kanal ndërkombëtar për transportimin e narkotikëve marihuanë, e cila u transportua nga Kosova në Republikën e Maqedonisë.

 

Një veturë “Skoda Fabia”, e drejtuar nga A.M. (42) nga Shkupi, u ndalua në hyrje të Shkupit, në Sheshin “Jadranska Magistrala”. Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazhin u gjetën dy thasë të mëdhenj marihuanë, në një shumë totale prej rreth 40 kilogramë, me një vlerë tregu prej mbi 100.000 euro.

A.M. është arrestuar dhe u dërgua në një stacion policor për procedura të mëtejshme, gjatë së cilës ai do të dorëzohet në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup me akuza penale.

Përndryshe, A.M. është autor i njohur i krimeve, i dënuar dhe duke vuajtur dënim me burg, ndërsa në vitin 2017 në Republikën e Serbisë ai u arrestuar për shkak të transportimit të një sasie të madhe të heroine”, thuhet në deklaratën e MPB-së./Telegrafi/