Një grua nga Jeruzalemi ka lindur fëmijën e saj të 20. Ajo është 42 vjeçe dhe ditën e mërkurë ka sjellë në jetë foshnjën e saj të njëzetë.

I gjithë stafi mjekësor që mori pjesë në lindjen e saj u habitën teksa ajo tha se ky ishte fëmija i 20- ë që sillte në jetë shkruan albeu.com.

42- vjeçarja është bërë dhe gjyshe disa herë, pasi disa nga fëmijët e saj janë martuar dhe kanë lindur fëmijë.

Mes 20- fëmijëve ajo ka dhe dy binjakë. Edhe pse ka lindur 20 fëmijë gruaja nga Jeruzalemi është larg rekordit për të qenë pjesë e librit Guinness, pasi rekordin e mban një ruse e shekullit të 18 e cila ka lindur plot 69 fëmijë.