Maqedoni: Sot konfirmohen 118 raste të reja me COVID-19 dhe katër viktima

Lajme 23.06.2020 / 16:10

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e kaluara janë bërë 1363 teste për coronavirus, ndërsa 118 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre, 55 janë nga Shkupi, 9 nga Kumanova, 20 nga Tetova, 1 nga Dibra, 1 nga Shtipi, 4 nga Prilepi, 2 nga Struga, 2 nga Velesi, 1 nga Manastiri, 9 nga Ohri, 4 nga Gostivari, 1 nga Gjevgjelia, 2 nga Strumica, 5 nga Resnja dhe nga një në Shën Nikollë dhe Kërçovë.

MSH ka konfirmuar edhe katër viktima si pasojë e coronavrusit, të cilët janë nga Shkupi.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 74 pacientë të shëruar, prej të cilëve 37 janë nga Shkupi, 24 nga Tetova, 5 nga Prilepi, 3 nga Shtipi, 4 nga Gostivari dhe 1 nga Velesi.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus shkon në 5311, prej të cilvëe 2048 janë shëruar, ndërsa 251 kanë ndërruar jetë. Raste aktive për momentin ka 3012.




Comments are closed for this post.

Të fundit