Të enjten herët në mëngjes, një 38-vjeçar nga Kumanova ka sulmuar një punonjëse në spitalin e Kumanovës.
Policia ka gjetur dhe arrestuar 38 vjeçarin, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme shtoi se ndaj sulmuesit është duke u përgatitur kallëzim penal.
“Me datë 29.09.2022, në ora 01:40, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria shtetasin me inicialet F.J.(38) nga Kumanova, pasi me mjet të mprehtë ka sulmuar dhe lënduar punonjësen e Departamentit Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ai është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim.
Comments are closed for this post.