Qeveria ka marr vendim për ndërtimin e 28 sallave të reja sportive në shkollat fillore në të gjithë vendin. Gjysma e tyre do të ndërtohen në vendbanimet me shumicë shqiptare. Sipas burimeve të Alsat, 5 salla do të ndërtohen në Tetovë, 3 në Bogovinë, 2 në Saraj, nga një sallë në Strugë, Studeniçan, Xhepçishtë dhe Bërvenicë. Sipas parashikimeve, ndërtimi i këtyre sallave sportive do të kushtojë 23 milionë euro.
Comments are closed for this post.