Janari i vitit 1995 ishte shkatërrues për qytetin Kobe të Japonisë. Kobe u goditit në orët e para të mëngjesit, 5:46 të së martës, 17 janar 1995 nga një tërmet me magnitudë 6.9 (7.3 sipas shkallës Rihter) dhe zgjati për 20 sekonda me rradhë.
Kjo fatkeqësi mori jetën e rreth 6400 njerëzve, ndër të cilët 4600 ishin në Kobe.
Shkatërrimi i tërmetit të Kobe përfshiu 40,000 të plagosur, më shumë se 300,000 banorë të pastrehë dhe mbi 240,000 shtëpi të dëmtuara, me miliona shtëpi në rajon që humbën energjinë elektrike ose shërbimin e ujit
Ai mund të duket si një kujtim i largët sot për shumë njerëz, por vendosi rregullat botërore të ndërtimeve moderne, duke fortifikuar ndërtesat, kollonat dhe themelet me tonelata çelik e hekur.
Japonia ka tanimë ndërtesat më të sigurta në botë dhe ka ringritur nga rrënojat jo vetëm qytetin e Kobes, por edhe kryeqytetin e Tokios, dhe Osakan, duke ndjekur rregulla të hekurta anti-sizmike. Ekspertët janë të bindur se nëse nuk do të kishte patur një moment reflektimi, japonezët do të shkonin drejt zhdukjes.
Comments are closed for this post.