Janë bërë 21 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit.

Kjo marrëveshje e nënshkruar më 13 gusht 2001,kishte për synim zgjidhjen e situatës politike e të sigurisë në Maqedoni.

Këtë marrëveshje e kishin nënshkruar Boris Trajkovski – kryetar i atëhershëm Republikës së Maqedonisë, Lubço Georgievski -Kryeministër i atëhershëm si dhe liderët Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski, Imer Imeri.

Marrëveshja kishte disa parimet themelore si: ndërprerja e armiqësive, zhvillimi i pushtetit të decentralizuar, mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë, procedurat e posaçme kuvendare, arsimimin dhe përdorimin e gjuhëve, shprehja e identitetit, implementimi dhe anekset.

Këto pika i japin kornizën e harmonizuar për sigurimin e ardhmërisë demokracisë në Maqedoni dhe mundësimin e zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të integruara ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë Euroatlantike.

Kjo marrëveshje kornizë do ta promovojë zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, do të ketë ndërprerje të tërësishme të armiqësive, çarmatimin e tërësishëm vullnetar të grupeve të armatosura etnike shqiptare, dhe shpërndarjen e tyre të tërësishme vullnetare.

Kjo marrëveshje u bë me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.