Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (21.09.2021) në territorin e Shkupit janë regjistruar 224 shkelje në trafik.
“42 për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për vozitje në gjendje të dehur, 10 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.
Janë shqiptuar edhe 2 gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 5 për vozitësit fillestar, 58 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve dhe 54 për parkim të parregullt”, njoftojnë nga MPB.
Comments are closed for this post.