Friday, 25 September 2020
Maqedoni 25.09.20 | 12:17

Zaev: Brutaliteti i policisë është për dënim më të fuqishëm

Brutaliteti nga ana e nëpunësve të policisë ndaj qytetarëve romë, të cilin e pamë dje në në një video në rrjetet sociale, është për dënim më të fuqishëm, shkroi sot kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk. “Sjellja e tillë është e turpshme për policinë, e meriton dënimin i cili...

Lajme 25.09.20 | 12:10

Ibra tallet pak me coronavirusin

Zlatan Ibrahimovic është testuar sot pozitivisht me koronavirus dhe duket se futbollisti këtë gjë e ka marrë me një sportivitet Zlatan Ibrahimovic është testuar pozitivë me COVID-19. Lajmin se ai është infektuar me virusin famëkeq e dha klubi i tij Milan. Por, pas këtij ka ardhur një reagim...

Skena 25.09.20 | 11:31

Nuk do tu besoni syve kaq shumë ka shtuar peshë Leonora Jakupi (FOTO)

Leonora Jakupi është një këngëtare shumë e dashur për publikun. Ajo u bë pjesë e skenës në moshë shumë të re dhe gjithmonë ka qenë një ndër të preferuarat e publikut Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Në foton e fundit ajo po duket më...

Maqedoni 25.09.20 | 11:22

Gjobiten 371 shoferë në Shkup, prej tyre 120 janë për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përfocuara në fushën e komunikacionit. “Në Shkup gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 371 dënime, prej tyre 16 janë për vozitje pa leje, 120 për tejkalim shpejtësie, 18 për mosregjistrim...

Maqedoni 25.09.20 | 11:19

VMRO-DPMNE: Qeveria nuk ka realizuar as 30 për qind të tre pakove të masave të deritanishme

Pushteti mafioz i Zaevit nuk ka as plan, as strategji që të përballet me pasojat ekonomike nga kriza ekonomike. Ajo që ekonomia ra për 12,7% për vetëm tre muaj, ajo që mbi 40 mijë persona mbetën pa punë, ajo që pushteti krijoi borxh të ri prej një miliard, nuk mjafton që të heqin dorë...

Maqedoni 25.09.20 | 11:12

Pahor u prit në vilën “Vodno” me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake

Presidenti slloven Borut Pahor, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, paradite në vilën “Vodno” u takua me presidentin Stevo Pendarovski, me ceremoni zyrtare dhe nderime të larta shtetërore. Ceremonia filloi me intonimin e himnit slloven dhe maqedonas. Pahor dhe Pendarovski...

Kronika e zezë 25.09.20 | 11:05

Pesë policë, njëri prej të cilëve u plagos rëndë në rajonin e fshatit Stepanci

Pesë policë të cilët mbrëmë u sulmuan nga dru-vjedhësit në zonën e fshatit Stepanci, u sollën në spitalin e Përgjithshëm në Veles. Njëri prej tyre kishte dëmtime të rënda në kokë dhe pas ndihmës së parë, rreth orës 22:00 ai menjëherë u transferua në Qendrën e Urgjencës në...

Maqedoni 25.09.20 | 09:25

Pandemia ndikoi te kurorëzimet në Maqedoni, bie numri për 70 për qind

Për shkak të pandemisë së coronavirusit, në mënyrë drastike është ulur numri i kurorëzimeve gjatë vitit 2020. Sipas autoriteteve të vendit, për 70 për qind ka rënë numri i kurorëzimeve dhe se tani kurorëzimet bëhen me protokoll ku maksimalisht duhet të ketë vetëm 5 persona me maska...

Maqedoni 25.09.20 | 08:36

Maqedoni, pritet publikimi i analizave për vdekshmërinë e lartë nga coronavirusi

Gjatë javës së kaluar autoritetet shëndetësore paralajmëruan se do ta publikojnë analizën për vdekshmërinë e lartë nga coronavirusi në Maqedoni. Me 712 pacientë të vdekur që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut është e para për vdekjet nga vendet tjera të rajonit. Edhe pse...

Maqedoni 25.09.20 | 07:23

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit do të ketë erë të përforcuar në drejtim jug-perëndimor. Gjatë fundit të ditës, në pjesët perëndimore do të rriten vranësirat dhe pritet të ketë edhe reshje...