Dy mijë e 105 është numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet në Kosovë, si pasojë e COVID-19.

Që nga shfaqja e dy rasteve të para më 13 mars të vitit të kaluar e deri më sot, janë regjistruar gjithsejt 102 mijë e 742 raste.

Nga koronavirusi i kemi të shëruar 89 mijë e 141 persona.

508 mijë e 333 persona janë testuar si të dyshuar për SARS Cov-2.

E numri i raste aktive në vendin tonë arrijnë në 11 mijë e 496.

“Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes.Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496”.