Me vendosjen e kurorave me lule në varrin dhe në monumentin përkujtimor për nder të ish presidentit Boris Trajkovski sot do të shënohet 16-vjetori i vdekjes së tij.
Nga pres-shërbimi qeveritar informuan se ministri i Diasporës Edmond Ademi do ta kryesojë delegacionin e Qeverisë në shënimin e përvjetorit të vdekjes së Trajkovskit, në Mostar, në vendin Rotimljes, ku ndodhi fatkeqësia jarore. Në delegacionin e Qeverisë janë edhe ministri përgjegjës për Investime të Huaja, Elvin Hasan dhe zëvendësministri i Kulturës, Vladimir Lezovski. Në shënimin është paralajmëruar edhe prani e përfaqësuesve të Qeverisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në qytetin Mostar.
Delegacioni i Qeverisë që do ta kryesojnë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski do të vendosë lule në varrin e presidentit Trajkovski në Varrezat e qytetit në Butel të Shkupit.
Në përmendoren e ish-presidentit Boris Trajkovski në Strumicë, lule do të vendosë delegacioni qeveritar në përbërje të Goran Sugareskit, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Elizabeta Naumovska, zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës dhe Kiril Partallov, sekretar shtetëror në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Comments are closed for this post.