Zjarri që shpërtheu mbrëmjen e 8 shtatorit në spitalin modular në Tetovë, humbën jetën 14 persona. Qeveria shpalli tre ditë zie për tragjedinë e madhe. Hetimi për rastin është duke vazhduar dhe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia.
Kishte gjithsej 26 pacientë në qendrën covid gjatë zjarrit, 12 nga të mbijetuarit po trajtohen në spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut.
Nuk ka punonjës shëndetësorë të lënduar, disa janë me lëndime të lehta, njoftuan dje nga Ministria e Shëndetësisë dhe shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave dhe keqardhje të thellë për tragjedinë e tmerrshme.
Comments are closed for this post.