Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje (14.09.2022) ka vazhduar me kontrolle të intensifikuara në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 134 gjoba, nga të cilat 11 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 17 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, një masë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Gjashtë masa janë shqiptuar për automjetet e paregjistruara, tre sanksione për shofer fillestar, tetë sanksione për përdorimin e celularit, 3 masa për kalimin e rrugës në sinjal të mbyllur (drita e kuqe)”.

“Kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.