Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 131 shkelje të rregullave të trafikut.

Prej tyre 35 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 27 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

Nga MPB njoftojnë se janë shqiptuar edhe 5 gjoba për makinë të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 6 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 6 masa të tjera për vozitës fillestar.

“Aksionet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.