1.Qëllimi
Mund të tingëllojë shumë banale por nëse qartësohet qëllimi se pse dëshirojmë të mësojmë gjuhën e huaj nuk humbet motivimi juaj. Nëse nuk qartësohet qëllimi, atëherë bie motivimi dhe nuk do të jeni në gjendje të mësoni gjuhën.
2.Rreziko!
Pasi të qartësohet qëllimi, atëherë duhet të vetëdijesoheni që ta përdorni gjuhën e re në jetën e përditshme. Përpiquni të mendoni në gjuhën e re, kuptohet ato fjalë që i dini. Si për shembull, në vend që t’i numëroni paratë gjatë bërjes së ndonjë pagese në gjuhën shqipe, numëroni ato në gjuhën të cilën dëshironi ta mësoni.
3.Gjeje një partner
Të gjeturit një mik për të mësuar një gjuhë të re nxit motivimin tuaj edhë më tepër dhe do të keni me kë të bisedoni në gjuhën që e mësoni. Mos e merrni mikun/miken tuaj me vete që ta mësoni bashkë gjuhën, sepse shumë shpejtë do ta gjeni vetën duke biseduar për vetura ose veshje. Bëhu mik/mike me dikë që njofton në kursin e gjuhës, do të keni interesin e njëjtë, dhe mundësia për të kaluar në tema tjera është shumë e vogël. Një përparësi e kësaj është se mund t’i bëni së bashku detyrat ose te përsërisni diçka të mësuar më parë. Mund të lindë një ndjenjë e të qenët konkurent dhe kjo do të ju nxis edhe më tepër të angazhoheni.
4.Mos e humb vetën
Gjatë të mësuarit të ndonjë gjuhe mund të humbisni vetën në plot libra. Gjithnjë rikujtoni se pse e mësoni gjuhën. Në rast se dëshironi të bëni vetëm një komunikim të thjeshtë, atëherë nuk keni nevojë të merrni ndonjë libër nga astronomia në atë gjuhë.
5.Zbavitu!
Shkruaj ndonjë poezi, incizo një këngë, shkruaj një tregim, mbaje një fjalim – por në gjuhën që dëshiron të mësosh!
6.Qëndro si fëmijë
Mos mendoni tani që të filloni të qani në mes të rrugës. Nga fëmijët presim që të bëjnë gabime, ndërsa te të rriturit është diçka tabu sepse ato tashmë i kanë mësuar gjërat. Edhe ju duhet të pajtoheni me faktin se nuk mund ta mësoni një gjuhë pa gabuar. Nga gabimet do të mësoni edhe më tepër.
7.Dëgjo!
Nëse dëshirojmë të pikturojmë diçka të bukur, duhët së pari ta shikojmë objektin mirë para se të fillojmë të pikturojmë. Njësoj është te gjuha: dëgjoni fjalët njëherë me vëmendje para se ti thoni. Sa më tepër dëgjoni në gjuhën e huaj, aq më shpejtë do ta mësoni atë. Tani a do të dëgjoni muzika ose të shikoni seriale në gjuhën e huaj iu ngelët juve ta vendosni.
8.Vëzhgo të tjerët
Vëzhgimi i të tjerëve se si mundohen të flasin apo të shkruajnë në gjuhën e huaj ju ndihmon juve që të evitohen disa gabime, por edhe mund të motivoheni edhe më tepër.
9.Bisedo me vetën
Mos e bëni këtë në publik, sepse do të mendojnë të tjerët se jeni çmendur. Kur të jeni vetëm bëni dialogje me vetën, si p.sh dialogje në ndonjë lokal, dialogje në mjek, në qendër tregtare etj. Kjo ju ndihmon që ta hiqni turpin për të biseduar në gjuhën e huaj.
10.Relaksohu!
Nëse shikojmë dikë duke komunikuar në një gjuhë të huaj duke i shtrënguar dhëmbët dhe trupin, atëherë ai person duket sikur të jetë tejet i vrazhdë por edhe fjalët që i ka mësuar me orë të tëra mezi kuptohen. Lirojeni vetën, qetësohuni dhe shqiptoni fjalët me të gjitha lëvizjet e gojës pa i shtrënguar dhëmbët. Mos qëndroni asnjëherë duarkryq, sepse kjo pozitë ndihmon faktin për t’u shfaqur i vrazhdë.
Comments are closed for this post.