e Mërkurë, 30 Korrik 2014 | Lajme: 49

Zbulohet planeti gjigant

planeti

Astronomët kanë mbetur pa fjalë nga zbulimi i planetit gjigant që orbiton yllin e tij në një largësi 650 herë më të madhe se distanca mes Tokës dhe Diellit.

Planetin e kane quajtur HD 106 906 B dhe konsiderohet tepër interesant për faktin e thjeshtë që nuk i përshtatet asnjëres prej teorive të formimit planetor. Në fakt, disa mendojne se mund të jete një yll që nuk arriti të kryente funksionet e tij.

Sistemi është magjepsës për shkak se nuk përkon me asnje model apo planet tjetër që kemi pare deri më sot, thotë Vanessa Bailey e universitetit të Arizonës, e cila udhëhoqi studimet e publikuara në revistën Astrofizika tokësore dhe planetare. Dy janë mënyrat kryesore se si konceptohet sot krijmi i planeteve: e para, i referohet trupave të vegjël të ngjashëm me asteroidet që rriten me kalimin e kohës nga materialet rrethuese të një ylli në formim, siç besohet se është formuar Toka.

E dyta parashikon skenarin kur planete të mëdha si Jupiteri krijohen direkt nga materiale rrjedhoje e shkatërrimit të trupave të tjere qiellor, por ky nuk mund të jete rasti i HD 106906 k, sepse është tepër i madh e do të duhej një sasi e jashtëzakonshme materili kozmik. Hipoteza më e qëndrueshme deri tani është ajo e sistemit dy-yjor, ku krijohen dy yje që më pas nisin orbitimin rreth njeri-tjetrit.