e Shtunë, 1 Nëntor 2014 | Lajme: 0

Si të gatuajmë Kukurec

Kukureci

Përbërësit :

Zorrë qengji 1 palë

Të brendshme 300 gr

kripë

piper

spec i kuq

rigon

yndyrë 2-3 lugë gjelle.

Përgatitja:

Zorrët e qengjit pastrohen mirë dhe lahen duke i kthyer nga të dyja anët. Merren mëlçitë, gjëndrat, dhjamërat, gabzerret, mushkëritë dhe priten në copa kubike mesatare.

U hidhet kripë, piper i zi, rigon të cilat përzihen, pastaj shkohen me radhë në hell një copë mushkëri, një copë gjendër, një copë mushkëri e kështu me radhë.

Si të jenë shkuar të gjitha të brendshmet në hell pleksen me zorrët sipër duke i mbuluar këto. Kukureci bëhet më i shijshëm kur piqet në hell, mbi prush ose në furrë me zjarr të ngadaltë në mënyrë që të mos përvëlohet.

Pasi të jetë skuqur nga të gjitha anët, hiqet nga helli, vendoset në pjatë dhe i hidhet piper i zi i bluar.

Gjatë pjekjes në furrë spërkatet me lëngun e vet duke i hedhur edhe pak yndyrë.