e Mërkurë, 22 Tetor 2014 | Lajme: 34

746 persona sëmuren nga gripi sezonal, gjashtë me gripin e derrit

gripi

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi në Maqedoni arrin në 746 persona. Krahasuar me vitin e shkuar numri i të prekurve nga gripi rritet për 46.6%.

Numri më i madh i të sëmurëve nga gripi janë të moshës 15-64 vjeç.

Në ndërkohë nga fillimi i sezonit dimëror janë regjistruar edhe gjashtë persona që kishin rezultuar pozitivisht me virusin A1H1.

Kundër gripit sezonal deri më tani janë vaksinuar 23.970 persona dhe për momentin janë harxhuar të gjitha vaksinat që ishin siguruar për këtë sezon.