e Mërkurë, 22 Tetor 2014 | Lajme: 0

Më ofruan para ta vrisja një komandant të UÇK-së dhe një publicist

SHIK-u ka dëshmi dhe fakte për njerëzit që kanë spiunuar UÇK-në

26.08.2013 | 14:01
Në pjesën e dytë të intervistës për standardi.info, Naim Miftari tregon për dosjet që i ka mbledhur SHIK-u. Sa kanë dosje për njerëzit që kanë bashkëpunuar me UDB-në, që sot punojnë në institucione të Kosovës.
Standardi.info: Çka të kanë pyetur EULEX-i?
Naim Miftari: Më kanë pyetur për shumë vrasje. Nuk i kam sqaruar për ta të gjitha, sepse nuk jam person që du i huaji me ma gjyku timin. Gjykim për gjykim, i gjykojmë vetë. Duhet të sillet ligji për lustracionin dhe me pa kush ka punuar me Serbinë, kush ka dhanë informacione për UÇK-në, kush ka shpinuar. Sepse unë e kuptojë që ka pasur raste kur dikush ka folur sepse torturat kanë qenë të mëdha, mirëpo ata që kanë bashkëpunuar me dëshirë, ata duhet t’i tregojmë ti hjekum nga skena politike dhe ekonomike ?.
Standardi.info: Pse nuk ke dhënë informacione për EULEX-in?
Naim Miftari: EULEX-i më ka ofruar mundësi që të ma dërgojë familjen kudo që unë dëshirojë, vetëm të jap informacione. Unë s’kam pranuar. Më kanë ofruar mbrojtje të afërt, armë me leje, nuk i kam pranuar. Unë mbaj armë pa leje. Dhe nuk shitem sidomos  të huajve, ka nga ta që nuk janë  miq  të  Kosovës.
Standardi.info: D.m.th t’i ke armë me vete?
Naim Miftari: Po unë mbaj armë ku do, non stop. Është e vërtet se para dy vite kur unë kam filluar të flas kapak, më kanë ofruar punë, por flas për njerëz qe lidhen sot me  pushtetin, por unë s’kam pranuar.
Standardi.info: Ku të kanë ofruar punë?
Naim Miftari: Po prej AKI-së në MBP e gjer në shefin e sigurimit në Trepçë. Por unë s’kam pranuar sepse nuk shitem . EULEX-i nuk e ka seriozisht drejtësinë në Kosovë dhe për atë arsye s’kam pranuar që t’i jap gjithçka EULEX-it.
Standardi.info: Ke thënë para disa kohësh që vrasja e familjes Jashari ka qenë e organizuar. Si e shpjegoni këtë?
Naim Miftari: Me merr mendja që nuk do të shkon shumë dhe  vet  koha do ta tregojë kush janë me emër dhe mbiemër. Natën e kanë ngrënë bukën e Jasharëve dhe ditën i kanë jap planet në UDB. Sepse shtëpia e Jasharëve ka qenë shtëpi e UÇK-së. Edhe armë sa kanë pasur, municion e kanë ditur. Mirëpo është mirë që ato biseda janë të incizuara.

Intervistën e plotë mund ta lexoni tek ueb portali www.standardi.info