Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se nga mesnata çmimet e benzinave do të lirohen për 1.5 denarë, ndërsa dizeli mbetet i pandryshuar.

Sipas vendimit të ri, çmimi i Eurosuper BS-95 do të jetë 67 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 do të shitet për 69 denarë.

Dizeli do të vazhdoj të shitet për 61.5 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 50.5 denarë për litër.