e Shtunë, 20 Dhjetor 2014 | Lajme: 21

Anketë: PDSH i afrohet edhe më shumë BDI-së

bdi-pdsh

Në çdo anketë Partia Demokratike Shqiptare i afrohet gjithnjë e më shumë Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga 3-4% sa ka qenë dallimi në të kaluarën, në anketat e fundit të Agjencionit CIA dhe Agjencionit “Dimitrija Çupovski, dallimi mes BDI-së dhe PDSh-së ishte 2.5%. Në anketën më të re ky dallim ka rënë në vetëm 2%.

Në pyetjen se për cilën parti politike do të votonit në zgjedhjet parlamentare, 27.4% e qytetarëve u përgjigjën se do të votonin  VMRO-DMNE-në, LSDM-në 21.6%, BDI-në 8.4 për qind, për PDSH-në 6,4%,Koalicioni për Maqedoninë Pozitive 6.4%, VMRO-Partia Popullore 3.4%, Koalicioni OQM(GROM) 1.6% , RDK-në 0.7%, LPM(NDM) 1.2% dhe për asnjë u prononcuan 18.8%.

Sa i përket presidencialeve, 29,4 % e qytetarëve u prononcuan se do të votonin për Gjorgje Ivanovin, Stevo Pendaroski 33.4%, Iljaz Halimi 18.2%, Zoran Poposki 10.4% dhe për asnjë 8,6%.

Hulumtimi është kryer nga “PUBLIK INVEST KONSALLTING” gjatë 7 ditëve të fundit, ndërsa janë anketuar 3000 qytetarë të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare.