e Premte, 21 Korrik 2017 | Lajme: 32

Publikoi foto në Facebook, i erdhi fatura afro 20 mijë funte

Britanikja Helen Christie ka mbetur pa mend kur i ka ardhur fatura e telefonit në vlerë prej 19.656 funtesh (23.279 euro).

40-vjeçarja kishte qëndruar në Turqi për pushime, ku për çdo ditë ka publikuar fotografi në rrjetin social Facebook.

Për shkak të tarifave të larta të roamingut nga telefonia Orange, ajo ka shpenzuar nga 2.700 funte në ditë.

“Kam menduar se do të ishte bukur që të publikoja disa fotografi në Facebook. As në ëndërr nuk kam mundur të imagjinoj se çfarë do të ndodhte. I gjithë pushimi më ka kushtuar 700 funte (kurse telefoni 20 mijë?). Kjo është e tmerrshme. Njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë këto kompani”, ka deklaruar londinezja.

Pas reagimit të mediave dhe hulumtimit të gazetarëve, kompania Orange vendosi që borxhin t’ia ulë në 875 funte për shkak të rrethanave. Megjithatë, Helen është e vendosur që ta dërgojë rastin në gjykat