e Enjte, 27 Korrik 2017 | Lajme: 1

Adelina Ismaili transferohet tek Vetëvendosja del nga LDK-ja!

Aktivisti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një foto me  këngëtaren e njohur kosovare Adelina Ismaili.

“Me kushën, duke e promovua bashkimin kombëtar”, shkruan Fisnik  Ismaili nën foton e publikuar në “Facebook” .

Nuk dihet nëse komenti është thjesht një shaka, duke qenë se Fisnik Ismaili është aktivist i VV-së apo me të vërtetë Adelina do të ofrojë recetën e saj në fushatën e Vetëvendosjes për zgjedhjet e 3 nëntorit.