Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin nga Ministria e Mbrojtjes për nevojën e dhënies së kontratës për furnizimin e helikopterëve transportues shumëqëllimorë, me lidhjen e marrëveshjes qeveri me qeveri ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Italiane.

Nga Qeveria njoftojnë se është autorizuar ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të nënshkruajë Aranzhimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes e Republikës së Italisë, për bashkëpunim në fushën e aviacionit ushtarak me helikopterë.

Sipas nevojës për reformimin e sektorit të mbrojtjes dhe integrimin e tij në NATO, të përcaktuar në Pasqyrën Strategjike të Mbrojtjes, siç është njoftuar nga Ministria e Mbrojtjes, veprohet sipas Planit afatgjatë për modernizimin dhe pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë, për të arritur interoperabilitet të plotë me ushtritë e vendeve partnere të NATO-s.