e Premte, 26 Maj 2017 | Lajme: 52

Ronela Hajati bën ‘striptiz’ me shoqëri

Këngëtarja Ronela Hajati ditë më parë ka festuar ditëlindjen e saj. E nga festa ajo ka ndarë disa foto me fansat e saj përmes faqeve zyrtare në rrjete sociale.

Në të gjitha fotot mund të vërehet që atë natë ka qenë me të vërtet një dëfrim. Mirëpo një foto të cilën këngëtarja nga Shqipëria e ka postuar ditën e premte e vulos dëfrimin.

Ronela bashkë me një vajzë dhe një djalë shihet duke vallëzuar në një gyp të hekurt, në të cilën performohen vallëzimet striptiz.

Por a ka qenë edhe kjo pjesë e performancës së ditëlindjes këngëtarja nuk e ka bërë të ditur, duke lënë kureshtar të gjithë për të ditur me cilin rast është bërë kjo foto