Gjatë ditës së sotme, përmes Shtabit të krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë sjellë disa konkluzione dhe janë ndërmarrë disa veprime.

“Pas sulmeve brutale të djeshme të Hamasit në territorin e Izraelit, situata e sigurisë në vend, veçanërisht në pjesët afër Rripit të Gazës dhe zonat kufitare me Libanin, është përkeqësuar rëndë dhe shumë qytetarë tanë janë paraqitur në telefonat e Ambasadës dhe në telefonat SOS dhe kanë kërkuar ndihmë për evakuimin e tyre. Ministri Osmani në komunikim të drejtpërdrejtë me homologun e tij izraelit Eli Koen, shprehu dënimin e plotë të sulmeve të Hamasit, si dhe mbështetjen për Izraelin.

Nga qytetarët e paraqitur, nëntë turistë që vijnë nga Velesi, në komunikim me kolegët tanë nga Shqipëria janë pranuar në fluturimin special të Qeverisë së Shqipërisë për evakuim nga Tel Avivi, së shpejti presim të aterojnë në Tiranë, ku pëfaqësues të Ambasadës sonë do t’i transferojnë në shtëpi me transport të organizuar. Me këtë rast, shprehim mirënjohjen tonë për kolegët tanë nga Shqipëria, për reagimin dhe pranimin e shpejtë të qytetarëve tanë.

Më herët, shtatë qytetarë tanë, turistë që u gjetën në Betlehem, kaluan me sukses kufirin me Jordaninë, ku u pritën nga Konsulli ynë i nderit; ata tani janë të sigurt dhe së shpejti pritet të shkojnë në shtëpi në ditët në vijim. Mëngjesin e sotëm, një familje katër anëtarëshe u nisën për në Stamboll me një fluturim komercial, nga ku do të vazhdojnë edhe udhëtimin drejt shtëpisë.

Ambasada në Tel Aviv mbetet në kontakt me gjithë qytetarët tanë të tjerë që janë lajmëruar dhe kanë kërkuar ndihmë për largimin e tyre nga Izraeli. Midis tyre janë edhe 11 punëtorë ndërtimi që u gjetën në Ramallah (Bregun Perendimor)”, theksojnë nga MPJ.

Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Shtabit të Krizës dhe rrjetit diplomatiko-konsullor, ka vendosur komunikim dhe koordinim të drejtpërdrejtë me vendet e Lindjes së Mesme dhe rajonit të Evropës Juglindore, me qëllim shfrytëzimin e të gjitha fluturimeve në dispozicion dhe kthimin e qytetarëve tanë, ku edhe i është dërguar instruksion urgjent rrjetit diplomatiko-konsullor të Republikës së Maqedonisë, në të dy rajonet.

Sipas vlerësimeve të shtabit të krizës, në territorin e Izraelit dhe në zonat e rrezikuara llogaritet se janë nga 100 deri në 200 qytetarë të cilët presim të lajmërohen ose të paraqiten nga të afërmit e tyre në qendrat tona të kontaktit.

Për më shumë informacione, linjat telefonike SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë në dispozicion: 075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe linja telefonike e Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378.

Informacione më të hollësishme rreth situatës aktuale mund të gjenden në faqen në vijim: https://www.oref.org.il/12481-en/Pakar.aspx

Edhe një herë u bëjmë thirrje qytetarëve tanë që aktualisht ndodhen në Izrael të respektojnë udhëzimet e organeve të sigurisë së Izraelit, si dhe të paraqiten në ambasadën në Tel Aviv ose në telefonat e shërbimit në Shkup.