Nga ajo që kemi dëgjuar, nuk kemi marrë një demant të besueshëm se në Maqedoni nuk ka monitorim të qytetarëve me të ashtuquajturin softuer malicioz, gjegjësisht softuer i avancuar, deklaroi Aleksandar Nikolloski, anëtar i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së sigurisë kombëtare dhe Agjencisë së inteligjencës në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së komisionit e cila për shkak të informacioneve të klasifikuara ka qenë e mbyllur për publikun.