Wednesday, 12 December 2018 | Lajme: 0

Kreu i Studeniçanit bashkë me banorët për të ndaluar përhapjen e zjarrit në Osinçan dhe Mallçishtë

Zonën malore midis fshatrave Osinçan dhe Mallçishtë të Komunës së Studeniçanit nga dita e diel e ka kapluar zjarri. Nga Komuna e Studeniçanit thonë se është bërë gjithçka që të intervenohet në teren në mënyrë toksore por për shkak se nuk ka qasje deri te zjarri midis dy fshtarave është kërkuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim që të intervenohet në mënyrë ajrore.

Kështu që të hënën me kërkesë të Komunës së Studeniçanit janë aktivizuar dy “Kanader” aeroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim midis fshatit Osinçan dhe Malçishtë në zonat pyjore në Markov Manastir,  njoftojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Dy ditë jemi në teren dhe japim maksimumin që ta parandalojmë përhapjen e zjarrit. Për shkak se nuk kishim qasje në teren deri te zjarri të hënën kërkuam nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim që të intervenojë në mënyrë ajrore”, tha Azem Sadiki, kryetar i Komunës së Studeniçanit.

Sadiki ka theksuar se Komuna do të ngrejë Komision që do të verifikojë se sa është dëmi i shkaktuar nga këto dy zjarre.

zjarri2

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se është intervenuar pasi që edhe për skaj përpjekjeve të një pas njëshme të Komunës së Studeniçanit që të intervenohet në mënyrë tokosor nuk ka pasur mundësi tjetër përos intervenimit ajror, pasi qasje toksore deri te zjarri nuk ka pasur.

Deri në ora 17 zjarri është lokalizuar por ende ekziston mundësia për përhapjen e të njejtit.

Banorët e fshatit Osinçan dyshojnë që zjarret të jenë shkaktuar nga faktori njeri pasi që bëhet fjalë për dy zjarre të një pas njëshme. Në këto dy fshatra për dy ditë rradhazi nuk ka rrymë elektrike.