Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të dëborës, në disa vende më të ulëta me reshje shiu. Reshjet më të dendura do të jenë në pjesët lindore të vendit.

Në male shtresa e borës do të rritet, ndërkohë që shtresë e re dëbore do të formohet në disa vende më të ulëta.

Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 0 deri në 4 gradë.