Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar 129 masa për shkelje të rregullave të trafikut.

“Prej tyre 6 për tejkalim të shpejtësisë, 6 për mosdhënien përparësi gjatë kalimit, 7 gjoba janë shqiptuar për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, katër për kalim në semaforë të kuq dhe katër të tjera për mosdhënien përparësi këmbësorëve…”, njoftojnë nga MPB.