e Premte, 20 Tetor 2017 | Lajme: 0

Si të përgatisim gliko arre

gliko arre

Përbërësit

Për çdo 50 kokrra arra 1 liter e gjysëm uje

2 kg sheqer

karafil

dru kanelle

1 kokerr limon(leng limoni) në një gote ujë

Përgatitja e gëlqeres:

Marrim 3 luge gjelle me gelqere dhe e tresim ne uje deri sa te shkrije. Mbasi eshte tretur mire gelqerja e marrim dhe e hedhim ne nje kullese te imet. Kullesa vendoset ne nje ene ku te derdhet uji i gelqeres. Ne ujin e gelqeres hedhim arrat deri sa ato te mbulohen. I leme 2 ore. Mbas dy oresh i kullojmë dhe i shplajmë mirë

Përgatitja:

I qërojmë arrat një nga një dhe i vemë në një enë me ujë. Ndërrohet uji përditë per 8- të dite rresht. Pas 8 ditesh hollojmë pak gelqere në një enë kallcuku ku brenda tyre hedhim arrat e qërruara ku i lem 2 ore. Mbas dy oresh i shplajmë. I lajme arrat mirë, i shpojmë me pirun dhe i ziejmë.Do t’i ziejmë shumë herë duke i nderruar ujin. E përsërisim këte proces derisa arrat të zbuten. Mbasi janë zbutur arrat i marrim dhe i hedhim në kullesë të kullojnë.

Hedhim sheqerin me ujin në enën që do bëjme glikon. Mbasi ka ziere sherbeti ku më parë heqim shkumën që del nga zierja dhe pastaj hedhim arrat e zbutura dhe i përziejme sa të marrin të gjitha arrat sherbetin. Hedhim lengun e limonit ku e kemi holluar në nje gote me ujë.  Ndërsa trashet lëngu fusim brenda karafilin dhe drurin e kanelles të mbeshtjellë me një nape. Pasi marrin një vale, e heqim napen nga tenxherja. Hedhim limontoz 5 minuta para se te mbaroje zjerja duke llogaritur 3 grame limontoz per 1 kg gliko. Mbushim kavanozat ndersa receli është akoma i nxehtë. Pasi eshte ftohur mbyllim kapaket e kavanozave. Ju mund t’i mbushni edhe me arra.