e Shtunë, 18 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Si të përgatisim gliko shalqiri

gliko-shalqiri

Për të perfituar një reçel shalqini sa me të suksesshem së pari ju duhet një shalqi me lekurë të trashë. Pasi ky reçel behet vetem me të bardhën e lekures se shalqinit. Pasi ta qeroni pjesen jeshile të tij priteni pjesën e bardhë në copa. Me pas lijini për nja 1 ore në uje me gelqere.

Kujdes. Gelqerja është pika kyçe e ketij reçeli. Me pas vijeni të zihet pa i shtuar aspak uje, por vetem sheqer (në proporcion me lekurat e shalqinit, pra nese hidhni 1 kg lekura po aq hidhni dhe sheqer). Sipas deshires mund t’i hidhni siper dhe copa karafili ose gjethe borziloku të fresket. Ja rrit shume shijen. Lereni te zihet mire ne zjarr te ulet ashtu siç beni dhe me çdo reçel tjetër. Ruajeni në frigorifer dhe servireni të ftohtë.