Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, rreth orës 11:00 ka arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi tek të njëjtit janë gjetur substanca narkotike.

“Njësiti policor për intervenim në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup i ka privuar nga liria personat me iniciale G.K.(34 vjeçar) dhe D.M. (32 vjeçar), të dy nga Shkupi, pasi u janë gjetur dhe konfiskuar dy pako me lëndë pluhuri kafe, pilula, pluhur i bardhë, peshore dixhitale, prerëse dhe metadon”, njoftojnë nga MPB.