e Hënë, 11 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Si të gatuajmë fërgesë tirane me mish

fergese tirone

Përbërsit:

2-3 speca te prera copa- copa
3 lugë vaj gjelle
2 kokrra domate të qëruara e të prera në copa
copa të vogla mish viçi apo copa melçie (sasia në gramaturën e mishit varet sipas preferencave dhe sasisë së deshiruar të fergesës që duam të konsumojmë)
gjizë 100-200 gr.
1 luge gjelle miell
piper i kuq (mundet edhe djegës), kripë në masën e deshiruar.

Përgatitja:

Skuqen  specat, pastaj  hidhen për të skuqur dhe melçia apo copat e ziera të mishit dhe  kavrdisen për pak minuta deri sa ato të marrin një si ngjyrë kafe apo thënë ndryshe t’i shpojë piruni.

Pastaj i hedh në tigan domatet e prera dhe  përzihen avash avash më pas i shtoni një lugë mielli dhe pas disa sekondash  i shtoni sasinë e gjizës,shtoni piper apo kripe, në qoftëse gjiza eshte pa kripe dhe lihet e gjithë masa të rrije në zjarr duke e trazuar me kujdes për të mos u ngjitur.

Masa leshon lengun e vet, i cili lihet të  firojë pak dhe kur e sheh se fërgesa është jo dhe aq e lëngshme e heq nga zjarri dhe e hedh në një tavë balte,pastaj futet në furrë për disa minuta derisa të marri nje si shtresë në siperfaqe kafe te hapur dhe servohet  në  tavolinë direkt e nxehtë