Thursday, 13 December 2018 | Lajme: 6

NBA, Miami pre e uraganit San Antonio

san

Një rezultat i papritur dhe i pashpjegueshëm, por trepikëshat e shumtë të San Antonio e vunë me shpatulla pas muri ekipin e LeBron James.

Gary Neal (24 pikë, 6/10 për tre pikë) dhe Danny Green (27 pikë, (7/9 për tre pikë) i dhanë një ndihmë të madhe teksanëve që tashmë kryesojnë 2-1 serinë. San Antonio vendosi rekordin e shënimit për tre pikë në një ndeshje finale (16/32), falë edhe një mbrojtjeje shumë të keqe të Miamit.

LeBron James, lojtari më i mirë në NBA, edhe një herë tjetër e pa veten të bllokuar nga skemat mbrojtëse të trajnerit të San Antonios, Greg Popovich. Ai shënoi vetëm 15 pikë (7/21).