Friday, 16 November 2018 | Lajme: 32

Ankthi, sëmundje serioze psiqike

ankth,.

 

 

Ankthi (anksioziteti) është një emocion normal njerëzor  të cilin e përjetojmë të gjithë. Por  kur paniku dhe simptomat e ankthit përshkallëzohen në sulme ankthi ose sulme paniku, atëherë flitet për çrregullim të ankthit. Ekziston trajtim i shkëlqyer për sulmet e ankthit, si edhe për simptomat e sulmit të panikut, duke përfshirë barnat dhe psikoterapinë.

 

Një çrregullim anksioz është sëmundje serioze psiqike. Te njerëzit me çrregullime të ankthit, shqetësimi dhe frika janë të përhershme, të mëdha dhe mund të jenë të dëmshme.

ankth,

Ka disa tipa të çrregullimit të ankthit, ku bëjnë pjesë çrregullimi i panikut, çrregullimi obsesiv-kompulsiv, çrregullimi i stresit post-traumatik, çrregullimi i ankthit social, fobitë specifike dhe çrregullimi i gjeneralizuar i ankthit.

 

 

 

Simptomat varen nga lloji i çrregullimit të ankthit, megjithatë ekzistojnë disa simptoma të përgjithshme:

– Ndjenja e panikut, frikës dhe shqetësimit
– Mendime të pakontrolluara obsesive
– Mendime të përsëritura të ndonjë përjetimi  traumatik
– Ëndrra të këqija
– Sjelljet ritualiste, p.sh. larja e përsëritur e duarve
– Probleme me fjetje
– Duar dhe/ose këmbë të ftohta dhe të djersitura
– Frymëzënie
– Palpitacione
– Pamundësi për të qëndruar i/qetë
– Tharje goje
– Mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash në duar apo këmbë
– Nauze (mundim në lukth, ndjenjë se dëshironi të villni)
– Tension muskulor
– Marramendje

ankthi

 

 

 

Trajtimi i saktë varet nga lloji i çrregullimit, por kombinimi i terapive të mëposhtme mund të shfrytëzohet për shumicën e çrregullimeve të ankthit:

• Medikamentet: Barnat që përdoren për reduktimin e simptomave të ankthit janë anti-depresivët dhe barnat ankth-reduktues.
• Psikoterapia: (Një formë e këshillimit) trajton reagimin emocional ndaj sëmundjeve mendore. Është një proces ku profesionistët e shëndetit mendor u ndihmojnë njerëzve duke i dërguar nëpër strategji për të kuptuar dhe për të tejkaluar problemin e tyre.
• Terapia e sjelljes kognitive (njohëse): Gjatë kësaj forme të psikoterapisë, personi i sëmurë mëson ta njohë dhe të ndryshojë strukturat e mendimit dhe sjelljet që dërgojnë te ndjenjat e mundimshme.
• Ndryshimet e ushqyerjes dhe ndryshimet e stilit jetësor.
• Terapia relaksuese.