Nga sot ka filluar vaksinimi edhe në sallën e vogël “Boris Trajkovski” në Shkup. Qytetarët të cilët duan të vaksinohen këtë mund ta bëjnë pa caktuar termin. Vaksinimi dhe rivaksinim vazhdon të zhvillohet edhe në poliklinikat e tjera në Shkup, si dhe në pikat e tjera të vaksinimit në të gjithë vendin.

Ministri Filipçe ka apeluar për vaksinim masiv, sidomos siç theksoi prindërit, fëmijët e të cilëve tani nisin shkollën. Filipçe gjithashtu tha se numrat e fundit e të infektuarve janë inkurajues, por tha se është ende herët për të bërë një vlerësim të tillë.

“Inkurajojnë numrat e ri e të diagnostikuarve, në kuptim të asaj se po bien, e kam patjetër të them se vlerësoj se është shumë herët të thuhet se kjo është një lloji trendi ose shkon në drejtim, në krahasim me dy valët e kaluara, ky është diçka më i shpejtë. Po e përcjellim situatën me vëmendje, po analizohen të gjitha parametrat . Më lejoni të apeloj sërish për vaksinim masiv, në veçanti prindërit, fëmijët e të cilëve tani do të nisin të shkojnë në shkollë dhe çerdhe”, deklaroi Filipçe.